Instituti Shtetëror i Kulturës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë për të tretin vit na dhuron një festë të kinemasë në prag të Krishtlindjes. Deri më 18 dhjetor, adhuruesit e artit të shtatë nga çdo një anë e globit mund të shohin falas 20 produksione filmike bullgare, të titruara në anglisht, përmes platformës Gledambg.
Nisma "BG EKRAN ONLINE" promovon kinemanë bullgare artistike, dokumentare dhe me metrazh të shkurtër në mbarë botën. Ajo organizohet me partneritetin aktiv të përfaqësive diplomatike bullgare jashtë vendit, si një instrument i vërtetë i diplomacisë kulturore.
Kinemaja e bën botën tonë magjike, ndaj zhytuni në magjinë e kinemasë bullgare!
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..