Presidenti Rumen Radev mbërriti në Tiranë të Shqipërisë, ku më 6 dhjetor, do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor, njofton zyra e shtypit e presidencës.
Në kuadër të vizitës sot parashikohet një takim i presidentit me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri dhe me zyrtarë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në delegacionin bullgar është edhe ministri zyrtar i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov.
Fokusi i Samitit Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor do të jetë partneriteti strategjik dhe zhvillimi i dialogut politik ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë, presioni i migracionit, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe tejkalimin e pasojave negative social-ekonomike të luftës në Ukrainë dhe thellimi i krizës energjetike dhe ushqimore.
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..