Nëse pyetni një fëmijë se ku ka lindur Plaku i Krishtlindjes, me siguri do të dëgjoni përgjigjen: “Në Lapland” (ose: “Në Polin e Veriut!”). Në fakt, edhe disa të rritur nuk e dinë se imazhi i plakut të mirë lindi shekuj më parë dhe lidhet me Shën Nikolla Mrekullibërësin, i quajtur kështu për shkak të mrekullive të shumta që kreu jo vetëm gjatë jetës së tij, por edhe pasi u largua nga kjo botë.
E nderojmë kujtimin e Shën Nikollas më 6 dhjetor, si dhe më 9 maj, kur lipsanet e tij u transferuan nga qyteti Mir i Azisë së Vogël në qytetin e Barit të Italisë. Në Ortodoksi, atij i kushtohet edhe çdo të enjte.
“Rregull i besimit dhe model i butësisë, mësues i mirësisë...” është emri i shenjtorit në troparin e interpretuar për nder të tij.
Në përrallat folklorike, ky moment i jetës pasurohet me simbole dhe personazhe karakteristike për përfytyrimet popullore. Sipas tyre, gjatë stuhisë, dyshemeja prej druri e anijes u dëmtua dhe uji filloi të hyjë nga çarja. Shën Nikolla mori një peshk nga deti dhe mbylli vrimën me të. Kështu ai shpëtoi jetën e të gjithëve. Kjo histori shpjegon pse peshku duhet të përgatitet në festën e tij. Në traditën bullgare, ky është domosdoshmërish një krap i mbushur.
Ka shumë këngë dhe legjenda popullore që zbulojnë imazhin e shenjtorit me krahë të artë që ndihmon njerëzit në vështirësi. Ai ka një vend nderi ndër shenjtorët e tjerë. Në kolendrat ka një subjekt, në të cilin Shën Nikolla ulet në një fron të artë dhe shenjtorët e tjerë qëndrojnë pranë. Pema e mrekullueshme rritet, një simbol i pemës së jetës. Degët e saj janë në qiellin e kaltër, dhe rrënjët e saj janë në Danubin e bardhë, nën pemë - një tryezë e ndershme. Në tryezë ka një vedër me verë të kuqe, në verë - një gotë argjendi.
Thënë shkurtimisht kjo ndodhi në fillim të shekullit të XVII kur emigrantët holandezë në Amerikën Veriore themeluan koloninë Nju Amsterdam (sot Nju Jork). Ndër zakonet që sollën nga vendlindja ishte edhe shkëmbimi i dhuratave në ditën e shenjtorit. Në gjuhën e tyre quhet Sinter Klaas, në anglisht është Shën Nikolla, i cili më vonë u bë Santa Claus - bujar dhe i mirë, siç dëshmon jetëshkrimi i Mrekullibërësit.
Populli ynë nderon Shën Nikollën Çudibërësin si shenjtori mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve, por edhe i tregtarëve, mullixhinjve dhe gjuetarëve. Në këtë ditë festojnë të gjithë ata që mbajnë emrin Nikolla, Nikollaj, Nikollina, si dhe peshkatarët, oficerët e marinës, bankierët dhe tregtarët.
Gëzuar festën!
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe..