Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një program special shënon 80 vjetorin e lindjes së artistit legjendar bullgar Stefan Danaillov

Foto: BGNES

“E, si mund të mos jem i kënaqur me jetën. Ajo që unë u them studentëve të mi është - Zoti ju bëftë atë që më ndodhi mua në jetën time. Tashmë tregova shumë për të - është gëzim, lumturi dhe buzëqeshje..."

Këto fjalë - njohje në një nga intervistat e fundit të aktorit të madh bullgar prof. Stefan Danaillov për dëgjuesit e BNR-së duket se mishërojnë të gjithë thelbin e një prej simboleve të kinemasë, teatrit, politikës dhe shoqërisë bullgare. Dashuri, buzëqeshje për jetën, për profesionin, për talentin. Dashuri për njerëzit.

Më 27 nëntor 2019 Prof.Stefan Danaillov u largua përgjithmonë nga kjo botë, duke na lënë trashëgim kujtimin e një epoke, kujtimin e një personaliteti “më të madh se jeta”, siç thotë Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev. Media jonë mori pjesë në programin e shënimit të 80-vjetorit të lindjes së aktorit të madh duke siguruar regjistrime arkivore me zërin e tij, të cilat ruhen nga “Fondi i Artë” i BNR-së.

Fillimi i tregimit është më 9 dhjetor 1942 në Sofje, me ardhjen në jetë të vogëlushit Stefan.

Si një ogur fati, Stefan Danaillov luajti rolin e tij të parë në moshën 14 vjeçare në filmin aventuresk për fëmijë “Gjurmët mbeten”. Vitet pasuan në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit “Krëstjo Sarafov” në Sofje (atëherë Institutin e Lartë të Artit Teatror), rolet e para dhe njohjet nga aktorët dhe regjisorët kryesorë bullgarë. Dhe më pas erdhi vera e vitit 1969 dhe seriali televiziv “Në çdo kilometër”. Stefan Danaillov hyn në çdo shtëpi dhe zemër bullgare me personazhin e majorit Dejanov.

Dhe siç themi ne - pjesa tjetër është histori. Me çmime dhe role të shumta , me njohje ndërkombëtare. Së bashku me nderimet më të mëdha në atdheun e tij, Stefan Danaillov u bë edhe mbajtës i Çmimit të Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi Vari në vitin 1970. Gjashtë vjet më vonë, ai u caktua aktori më i njohur në Çekosllovaki. Në vitin 1994, ai mahniti të gjithë Italinë me rikrijimin e personazhit të Don Nuzzo Marcianos në serialin televiziv “Octapot”.

Dhe për arsye se jeta është arti më i madh, roli publik nuk është gjithashtu i huaj për Stefan Danaillov. Që nga viti 1975 është anëtar i Partisë Komuniste Bullgare dhe pas ndryshimeve në Bullgari i qëndroi besnik Partisë Socialiste në vendin tonë. Ai u bë ministër i kulturës në koalicionin qeveritar të Partisë Socialiste Bullgare, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Rritje në periudhën 2005-2009, ndërsa në vitin 2011 ishte kandidat i BSP-së për nënpresident.

Ne e dimë se ai ishte një nga ato racat e rralla të njerëzve që nuk mund të mos i pëlqesh dhe të duash - thotë për të nënpresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova. – Atë buzëqeshjen simpatike që e kujtojmë nga rolet e tij të shumta, por edhe nga komunikimi normal njerëzor, edhe kur me tonin e tij të qenësishëm, herë-herë mjaft ironik dhe sarkastik, të vendos aty ku i takon. Nuk mund të zemëroheshe me të. Sepse, do të citoj një gjeni tjetër të mendimit dhe talentit intelektual bullgar, Valeri Petrov, ai është një nga ata fluturues që vijnë nga hapësira, por kanë lindur në tokë. Ky ishte Llambo, siç e quanim të gjithë.”

Darin Angellov, Rosica Obreshkova, Ilijana Jotova, Milen Mitev, Georgi Toshev

Nënpresidenti i Bullgarisë është patron i festimeve me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktorit të madh. Dhe i gjithë programi “Stefan Danaillov në 80: vite dashuri” është një shprehje e admirimit dhe dashurisë së madhe njerëzore për të”, tha Ilijana Jotova para gazetarëve në hapjen e iniciativës. Dhe iu dha ekranit të madh, ashtu siç duhej. Nga data 2 deri më 8 dhjetor, në kinemanë “Odeon” të kryeqytetit shfaqet një panoramë e pesë prej filmave të preferuar të Stefan Danaillov, të cilët ai vetë i zgjodhi si veçanërisht të rëndësishëm për zhvillimin e tij në profesionin e aktorit. Nga data 9 deri më 21 dhjetor përgatitet edhe retrospektiva “Partneret e Stefan Danaillovit”.

“Nuk ka ndonjë aktor bullgar dhe janë të paktë jashtë vendit që kanë marrë pjesë në 150 filma. Stefan Danaillov ka marrë pjesë në kaq shumë - thekson gazetari Georgi Toshev motorin e nismës. - Më datë 6 dhjetor, në orën 18, është premiera e librit të ri për Stefan Danaillovin, “Loja e jetës”, në kinemanë “Odeon”. Është një biografi bazuar krejtësisht në jetën e tij personale.”

Georgi Toshev

Georgi Toshev trashëgoi arkivin personal të artistit Stefan Danaillov – ditarë, letra, foto.

Krahas librit do të jetë edhe premiera e filmit të ri dokumentar kushtuar aktorit “Llambo nga Sofja”.Shfaqja “Vite dashurie” do të jetë kulmi i programit më 9 dhjetor në Teatrin Kombëtar. Më pas, për të tretin vit radhazi, nënpresidentja Ilijana Jotova do të dorëzojë edhe “Bursën Llambo” për studentët e talentuar të artit, sipas vullnetit të tij që kur ishte gjallë. Në të njëjtën ditë, në kopshtin e qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” do të hapet ekspozita e fotografive nga arkivi i tij personal me foto të paprezantuara më parë.

Ka shumë për të mësuar nga Stefan Danaillov. Ka shumë për të kujtuar – pranon drejtori i radios publike, Milen Mitev.

Milen Mitev

“I talentuar, harizmatik, bohem me ndjenje të paimitueshme humori, njeri i jetës në çdo kilometër - kështu e kujton dhe ruan zërin e Stefan Danailov Radioja Kombëtare Bullgare.”

Dhe sikur t’i japësh fund një jete të jetuar si film, tingëllojnë edhe fjalët e fundit të artistit, të ruajtura në Fondin e Artë të BNR-së që nga prilli 2019.

“Megjithatë, do të doja që njerëzit të buzëqeshnin më shumë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, president.bg, stefandanailov.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD