Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 204. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, 5.79 për qind e 3519 testeve të kryera rezultuan pozitive.
Në spitale janë të shtruar 352 të infektuar, nga të cilët 43 janë në terapi intensive.
Një pacient me Covid të konfirmuar ndërroi jetë ndërsa 134 u shëruan në 24 orët e fundit.
Të merkurën u imunizuan 378 veta kundër koronavirusit. Tashmë në vendin tonë janë 2 074 389 persona që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit. Me doza përforcuese janë 935 356, dhe me një dozë përforcuese të përshtatur, 62 787.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..