Më 8 dhjetor, studentët bullgarë shënojnë festën e tyre për të 119-tën herë radhazi. Ideja erdhi nga Ministri i Arsimit Prof. Ivan Shishmanov, i cili në vitin 1897 propozoi që Shkolla e parë e Lartë në Bullgari të ketë “një festë më të veçantë, të vetin”, kujton BTA. Vendimi u mor më 2 nëntor 1902, kur në mbledhjen e tij Këshilli Akademik i Shkollës së Lartë përcaktoi ditën e edukatorit Shenjtor Kliment Ohridski - 25 nëntorin (8 dhjetor sipas stilit të ri), për festën e tij. Një vit më pas, studentët e përkujtuan atë në sallën e Vatrës së Kulturës “Sllavjanska beseda” në Sofje, dhe në vitin 1905, në Rregulloren e Shkollës së Lartë u shkrua për herë të parë teksti se 25 nëntori është festa e mbrojtësit të saj.
Për shkak të vendosjes zyrtare të Kalendarit Gregorian në Bullgari, nga viti 1916 festa e universitetit u zhvendos 13 ditë përpara dhe filloi të shënohej më 8 dhjetor.
Pas vitit 1944 festa e studentëve u zhvendos më 17 nëntor, kur është Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Studentor, por në vitin 1962 festa e universitetit u rikthye sërish më 8 dhjetor.
Disa vite më vonë, në vitin 1968, Kisha Ortodokse Bullgare caktoi përsëri 25 Nëntorin si ditë e Shën Kliment Ohridski, dhe Këshilli Akademik i Universitetit të Sofjes vendosi gjithashtu që të kthejë datën e festës së patronit më 25 nëntor, ditën e Shën Klimenti, kryepeshkopi i Ohrit, për ta ndarë nga data 8 dhjetor. Kështu, 8 dhjetori mbetet një datë laike dhe një festë e dashur për studentët bullgarë.
Që nga viti 1994, kjo ditë u shpall zyrtarisht nga Këshilli i Rektorëve si ditë jashtëshkollore dhe festë për të gjithë studentët bullgarë.
Sipas të dhënave të edicionit të fundit të Sistemit të Vlerësimit të Shkollave të Larta, numri i studentëve në vendin tonë është mbi 200 mijë. Mbi 28 mijë prej tyre ndjekin ekonominë.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..