Ditë të numëruara para festave të Krishtlindjeve Big Bendi e BNR-së me dirigjent Antoni Donçev fton admiruesit e tij në një koncert titulluar “Krishtlindja e Bardhë”. Do të dëgjojmë këngët e preferuara të Krishtlindjeve, standardet e xhazit dhe evergreens të interpretuara nga këngëtarët e xhazit Milica Gladnishka dhe Pavell Terzijski.
Milicën e njohim si aktore dhe këngëtare, e cila me praninë e saj mahnitëse pushton çdo skenë, qoftë teatrale apo muzikore. Përzierja me mjeshtëri e zhanreve, zotërimi i aktrimit, këndimit të operës dhe xhazit, improvizimet e saj virtuoze dhe ndjenja e shkëlqyer e humorit e afirmuan atë si një interpretuese e mirëpritur në një sërë projektesh të disa prej muzikantëve më të mirë bullgarë.
Pavell Terzijski është gjithashtu një krijues me talente të shumanshme, i njohur për eksperimentet e tij vokale prej novatori. Autor i tri albumeve solo dhe bashkautor në disa projekte të tjera të përbashkëta, kompozitor i muzikës teatrore dhe filmi, kërkimet e tij e çojnë në bashkëpunime me shumë nga muzikantët më interesantë dhe më të rëndësishëm bullgar të xhazit.
Pavarësisht nëse moti jashtë është me borë, më 23 dhjetor orkestra dhe dy muzikantët na premtojnë një “Krishtlindje të Bardhë” me shumë frymë festive.
E deri atëherë qëndrojmë me Milica Gladnishka, Big Bend-in e BNR me dirigjent Antoni Donçev dhe këngën “Blu”. Kjo është një nga këngët më të njohura të kompozitorit Ivan Stajkov. Është krijuar në fillim të viteve 60-rë të shekullit të kaluar. Teksti është i shkrimtarit Boris Aprilov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...