Ndihma që vendi ynë i jep Ukrainës është plotësisht në përputhje me prioritetet e Ukrainës. Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov në një intervistë për “Nova TV” theksoi se Bullgaria nuk dërgon as C-300, as avionë MiG-29, as Su-25. Sipas Stojanov, qëndrimi në hartimin e listës së municioneve ishte konservator, me synim sigurimin e të gjitha aftësive të ushtrisë bullgare.
Stojanov theksoi gjithashtu se Bullgaria i përmbush detyrimet për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore me avionët MiG-29, si dhe me sistemet e mbrojtjes ajrore C-300.
Lidhur me refuzimin e Austrisë dhe Holandës për të dhënë pëlqimin për anëtarësimin e vendit tonë në Shengen, ministri i mbrojtjes vuri në dukje se argumentet e dy vendeve nuk kanë asnjë lidhje me treguesit e përdorur për të përcaktuar gatishmërinë e Bullgarisë për të hyrë në zonën Shengen. Ai ishte i bindur se Bullgaria duhet të mbrojë me vendosmëri interesin e saj dhe theksoi se diplomacia jonë po punon shumë për këtë çështje.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..