Muzeu i Shkencës dhe Industrisë i Çikagos është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në botë, me mbi 35 000 ekspozita. Këtë vit bëhen 8 dekada nga fillimi i një tradite të bukur atje – dekorimi i pemëve të Krishtlindjeve, si çdo vit numri i tyre rritet. Në vitin 2020 kishte 40 pemë, vitin tjetër - 53, dhe aktualisht - 57. Dekorimi është krijuar nga përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike në qytetin e erërave, dhe për të tretin vit me radhë ka edhe një pemë bullgare të Krishtlindjeve. "Këtë vit ekipi ynë e bëri shumë më shpejt dhe pema e Krishtlindjes tashmë është zbukuruar, duke treguar folklorin e pasur dhe trashëgiminë kulturore bullgare," thotë Anna Maria Bunev.
Pjesëmarrja e parë bullgare në një festë para Krishtlindjeve në muze ishte e ansamblit "Valle" në vitin 2012, kur për herë të parë para publikut vendas ia shfaqën bukurinë e valleve popullore dhe kostumeve kombëtare bullgare.
Ekspozita me 57 pemët e bukura të Krishtlindjeve mund të shikohet nga të gjithë banorët dhe mysafirët e Çikagos deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Anna Maria BunevShfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..