Kriteret për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen, të cilat janë tërësisht teknike, janë mbuluar nga vendi ynë në vitin 2011. Këtë e dinë mirë të gjithë pjesëmarrësit në zonën Shengen, përfshirë qeveritë e Holandës dhe Austrisë. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev në një seancë dëgjimore në parlament.
Sipas tij, qëndrimet negative të qeverive të Holandës dhe Austrisë kundër anëtarësimit tonë janë më tepër për arsye politike të brendshme. “Do të duhet të presim Këshillin Evropian më 15 dhe 16 dhjetor për të sqaruar nëse do të diskutohet për temën e Shengenit dhe çfarë vendimi mund të merret për këtë çështje”, tha Donev.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..