Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kandidati për kryeministër i GERB-it përmbylli raundin e takimeve me grupet parlamentare

Foto: dps.bg

Në takimin me kryesinë e DPS-së, kandidati i GERB-it për kryeministër, Prof. Nikollaj Gabrovski, deklaroi se nëse nuk formohet qeveria tani, ka shumë gjasa për zgjedhje të reja të parakohshme. Prof. Gabrovski dhe DPS-ja gjetën ngjashmëri në prioritetet e tyre - stabilizimi i shtetit dhe vazhdimi i planit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë, pranimi i Bullgarisë në Shengen dhe Eurozonë dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Të dyja palët u bashkuan rreth idesë së nevojës për të formuar një qeveri eksperte.

“Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Vëzrazhdane” nuk iu përgjigjën ftesës së Gabrovskit për takim. "Bullgaria Demokratike" dhe BSP refuzuan mbështetjen për një qeveri me mandatin e parë. Mbështetje për një qeveri me mandatin e parë ka shprehur “Ngritja Bullgare”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sanja Bozhinovska

Edhe një ministër maqedonas doli të kishte pasaportë bullgare

Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të dëshironte të fliste kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkruan faqja “360..

botuar më 24-07-02 10.28.PD

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD