Në takimin me kryesinë e DPS-së, kandidati i GERB-it për kryeministër, Prof. Nikollaj Gabrovski, deklaroi se nëse nuk formohet qeveria tani, ka shumë gjasa për zgjedhje të reja të parakohshme. Prof. Gabrovski dhe DPS-ja gjetën ngjashmëri në prioritetet e tyre - stabilizimi i shtetit dhe vazhdimi i planit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë, pranimi i Bullgarisë në Shengen dhe Eurozonë dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Të dyja palët u bashkuan rreth idesë së nevojës për të formuar një qeveri eksperte.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Vëzrazhdane” nuk iu përgjigjën ftesës së Gabrovskit për takim. "Bullgaria Demokratike" dhe BSP refuzuan mbështetjen për një qeveri me mandatin e parë. Mbështetje për një qeveri me mandatin e parë ka shprehur “Ngritja Bullgare”.Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..
Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..
Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i..
“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke..
Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138..