Ukraina ka refuzuar një pjesë të ndihmës ushtarake, e cila me vendim të parlamentit duhet të dërgohet nga Bullgaria, shkruan gazeta “24 Çasa”. Publikimi citon të vetmin deputet që votoi "abstenim" për sigurimin e armëve për Kievin. Bogomill Petkov nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” është shprehur se nuk mund të japë informacion të klasifikuar, por ka armë dhe municione që pala ukrainase i ka refuzuar. Që të dërgohet ndihma ushtarake bullgare pas vendimit të parlamentit, presidenti Rumen Radev duhet të nxjerrë një dekret përkatës.
Në mëngjesin e 14 dhjetorit, Rusia sulmoi përsëri Kievin dhe rajonin e Kievit me dronë iranianë. Ndërtesat e banimit u dëmtuan nga të dyja valët e sulmit. Në një nga dronët e rrëzuar ka edhe një mesazh - "Për Rjazan", duke marrë parasysh sulmin ukrainas në aeroportin strategjik rus, raporton UNIAN.
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i..