Grupi alternativ i rokut “No More Many More” ka kohë që është larguar nga kategoria anonime "si shumë të tjerë", siç premtojnë gjashtë anëtarët e tij që me zgjedhjen e emrit të grupit. Muzika e tyre bën përshtypje me elementët e ndërthurur me mjeshtëri hip-hop dhe tekstet e angazhuara shoqërore të frontmenit Metodi Krëstev, të cilat na tërhoqën vëmendjen akoma me albumin debutues të titulluar "Në një apo tjetër mënyrë ". Me albumin e dytë - "Jo edhe këtë herë" - ata vazhduan të na intrigojnë me zhvillimin e grupit, ndërsa me albumin e tretë "Më ndihmo" na treguan se e meritojnë vendin e tyre ndër grupet më të njohura bullgare të muzikës rok.
Disa ditë para fundit të vitit, “No More Many More” prezantojnë singëlin e katërt nga ky album - "Njeriu prej kashte". Kënga është krijuar me mbështetjen e Fondit Kombëtar “Kultura”. Videoja paraqet teknikën jashtëzakonisht interesante të pikturimit me kripë. Autori i klipit është Denis Aliev, i cili pikturon portrete prej kripe dhe qelqi dhe është një adhurues i grupit dhe muzikës së tij.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR