Pasi parlamenti hodhi poshtë projekt-kabinetin me mandat të GERB-SDS me kryeministrin prof. Nikollaj Gabrovski, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov deklaroi se koalicioni i tij tashmë është duke biseduar për një kabinet me partinë që duhet të marrë mandatin e dytë – “Po e vazhdojmë ndryshimin” ndonëse gjasat për një të tillë nuk janë të mëdha. “Në mungesë të një mazhorance të garantuar të koalicionit në parlament, nuk ka asnjë mënyrë për të pasur një kabinet të qëndrueshëm”, u argumentua ai.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev i konfirmoi bisedimet dhe tha se nëse do të paraqitet një propozim nga mandati i dytë, ai do të jetë për qeveri të pakicës. Sipas tij, “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të presë garancitë nga parlamenti se do të miratohen projektligjet që kanë të bëjnë me Planin për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, reformën në drejtësi, ndryshimet në shërbime dhe buxhetin e ri, në mënyrë që një kabinet i pakicës të bëjë punën e tij edhe në mungesë të mbështetjes parlamentare.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..