Para Këshillit Evropian, kryeministri holandez Mark Rutte tha se kjo mund të ndodhë që në verë. “Ne nuk themi “jo”, por “jo tani”. Na duhen edhe dy gjëra nga Bullgaria - të kompletohet mekanizmi i monitorimit të sistemit të informacionit Shengen dhe së dyti, një vlerësim i ri i mekanizmit të bashkëpunimit dhe verifikimit”. Kjo mund të bëhet deri në verë dhe nëse ka një zhvillim pozitiv, Bullgaria mund t’i bashkohet Shengenit”.
Presidenti Rumen Radev komentoi: “Më së voni tetori – kjo është data dhe synimi më i fundit që i kemi vendosur vetes dhe për të cilin tashmë kemi mbështetje në rritje. Varet shumë nëse parlamenti bullgar do të miratojë dy ligje të rëndësishme tani, në janar. Për përgjegjësinë e prokurorit të përgjithshëm dhe ligjit antikorrupsion.” Radev deklaroi gjithashtu se do t'i japë më shumë kohë forcës së dytë politike në përpjekje për të formuar një qeveri, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..