Në ditën e 73-të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një qeveri të rregullt dhe mandati i parë eksplorues i dhënë GERB-SDS mbeti i paplotësuar. Projket-kabineti i neurokirurgut Prof. Nikollaj Gabrovski u hoq me 125 vota nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Vëzrazhdane”, BSP dhe “Bullgaria demokratike”, ndërsa në mbështetjen e tij votuan 113 deputetë nga GERB-SDS, DPS dhe “Ngritja bullgare”.
Në fillim të seancës kandidati për kryeministër Nikollaj Gabrovski tha:
“Ne marrim përgjegjësinë e formimit të një qeverie të rregullt me bindjen e plotë se është e nevojshme tejkalimi i shpejtë i ndarjes sociale, rivendosja e dialogut mes partive, përfundimi i krizës politike dhe shmangia e vargut të zgjedhjeve të parakohshme, kthimi i besimit te institucionet, arritja e një konsensusi publik për kryerjen e reformës në drejtësi.”
Ai vuri në dukje shtatë prioritete, duke përfshirë miratimin e një pakete masash antikrizë në buxhetin e ri të shtetit, luftimin e korrupsionit, zbatimin e reformave kyçe, përfshirë përmes Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, përpjekjet për pranimin e vendit tonë në Shengen dhe në Eurozonë. “Le të mbizotërojë dashuria për Bullgarinë”, kërkoi Nikollaj Gabrovski.
“Ky kabinet është një mundësi për të gjitha forcat politike dhe nuk duhet refuzuar lehtë”, tha kryetarja e Grupit Parlamentar të GERB-SDS Desisllava Atanasova. Sipas saj, e vetmja mundësi për të stabilizuar shtetësinë është “një qeveri me program, prioritete të qarta dhe mbështetje maksimale të gjerë”.
Kryetari i Grupit Parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Andrej Gjurov deklaroi se kabineti i propozuar nuk përmbush kushtin më të rëndësishëm - të jetë në gjendje të mbajë përgjegjësi politike. Sipas tij, këtij kabineti i vjen era e naftalinës nga koalicioni i trefishtë* dhe nga banka rezervë e GERB-it dhe synimi i madh janë zgjedhjet lokale në mënyrë që prapaskenat të ruajnë zotërimet e veta feudale.
Udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Mustafa Karadajë, e cilësoi vendimin si “fatal” duke marrë parasysh luftën, krizën ekonomike dhe mungesën e programeve operative. “Ne po bëjmë një kompromis të madh, duam të japim një shans që krizat të zgjidhen”, tha ai dhe u bëri thirrje të gjithëve të bashkohen rreth prioriteteve të përbashkëta.
“Formimi i një kabineti nuk duhet të jetë me çdo kusht”, deklaroi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Ai theksoi se parlamenti merret vetëm me problemet e veta dhe bie në tema të zbrazëta. “Në vend që të bëjmë zgjedhjet e duhura, ne filluam të trembim njerëzit me zgjedhje të reja”, shtoi deputeti.
Udhëheqësja e BSP-së, Kornelija Ninova, e shpjegoi votën negative për kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me fjalët: “Për 6 vjet ne luftojmë për të ndryshuar modelin GERB, të cilin e quajtëm “shtet paralel” – mosrespektim të ndarjes së pushteteve, vendimmarrje në prapaskenë, rritje të varfërisë dhe pabarazive dhe mungesë të drejtësisë.”
“Kjo qeveri duket si një kabinet zyrtar i zgjedhur diku tjetër, nuk shohim në përbërjen e propozuar burim për reforma të thella”, tha bashkëkryetari i “Bullgarisë demokratike” Hristo Ivanov, duke theksuar se grupi parlamentar nuk mund të mbështesë një qeveri me mandatin e GERD dhe në varësi të DPS.
Lideri i “Ngritjes bullgare” Stefan Janev shpjegoi se formacioni do të mbështesë kandidaturën e Nikollaj Gabrovskit për kryeministër, por do të votojë “kundër” strukturës dhe përbërjes së propozuar të kabinetit, pasi nuk është e qartë se kush do të mbajë përgjegjësinë politike.
Pas debateve të ashpra, në votimin e kabinetit të propozuar nga GERB-SDS morën pjesë 238 deputetë nga gjithsej 240.
“E mira dhe e keqja hynë në ring, njerëzit zgjodhën të keqen, e keqja fitoi dhe njerëzit fituan”, komentoi Nikollaj Gabrovski në një konferencë për shtypin pas votimit. Ai shtoi se nuk është optimist për atë që i pret Bullgarisë. “Ndoshta do të kalojmë një vit nga zgjedhjet në zgjedhje, gjë që është e trishtueshme”, parashikoi profesori
Tani e tutje, sipas legjislacionit të vendit tonë, ka për t’u dorëzuar mandatin e dytë eksplorues “Po e vazhdimi ndryshimin”.
*Koalicioni i trefishtë - kabineti me kryeministrin Sergej Stanishev dhe me pjesëmarrjen e BSP, Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Rritje (NDSV) dhe DPS, qeverisur në periudhën e viteve 2005-2009.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..