Bullgaria i bashkohet Deklaratës për një të ardhme digjitale të besueshme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Gjatë nënshkrimit të dokumentit, zëvendësministri i qeverisjes elektronike Bllagovest Kirillov theksoi se deklarata i kushton një rëndësi të veçantë digjitalizimit, si një proces me efekte të thella dhe transformuese në shoqëri dhe ekonomi. Dokumenti u miratua gjatë seancës përmbyllëse të Komitetit të Ekonomisë Digjitale, që po mbahet në Gran Canaria, Spanjë. Me deklaratën, shtetet angazhohen të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara për të promovuar një mjedis digjital të sigurt dhe të qëndrueshëm të mbështetur nga një internet i hapur dhe pa pagesë.
Në të njëjtën kohë sot, presidentët e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit nënshkruan deklaratën për të drejtat digjitale të të gjithë evropianëve.“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..