Natën e së hënës, Rusia lëshoi 35 dronë të prodhuar nga Irani nga brigjet e detit Azov. Mbrojtja ukrainase rrëzoi 30 prej tyre, 9 - të neutralizuar mbi Kiev. Gjatë gjithë natës, raketa dhe topa rusë bombardonin rajonin e Dniepropetrovskut, raportoi UNIAN.
Zyra e presidentit ukrainas publikoi video-fjalimin e Volodimir Zelenskit, i cili duhej të transmetohej, para ndeshjes finale të Kupës së Botës në Katar. Më herët, CNN raportoi se federata botërore e futbollit FIFA i ka refuzuar Zelenskit të lëshojë apelin e tij për paqe. Në video-mesazhin, Zelenski propozon të organizohet një takim botëror në dimër për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Stadiumet dhe tribunat boshatisen pas ndeshjes. Dhe pas luftës, qytetet mbeten bosh. Për këtë arsye, luftërat duhet të dështojnë, dhe paqja duhet të jetë kampione”, thuhet në fund të fjalimit.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin do të bëjë një njoftim në javën e re, sipas mediave shtetërore ruse. "Ne presim deklarata të rëndësishme," tha Pavel Zarubin, drejtuesi i emisionit "Moska. Kremlini. Putini" në eterin e televizionit shtetëror. Pritet që njoftimi të pasojë vizitën e Putinit në Bjellorusi më 19 dhjetor dhe takimin vjetor të zgjeruar të kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të kryesohet nga Putin.Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në planet e mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe në forcimin e sigurisë. Pjesë e delegacionit është edhe..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..