Natën e së hënës, Rusia lëshoi 35 dronë të prodhuar nga Irani nga brigjet e detit Azov. Mbrojtja ukrainase rrëzoi 30 prej tyre, 9 - të neutralizuar mbi Kiev. Gjatë gjithë natës, raketa dhe topa rusë bombardonin rajonin e Dniepropetrovskut, raportoi UNIAN.
Zyra e presidentit ukrainas publikoi video-fjalimin e Volodimir Zelenskit, i cili duhej të transmetohej, para ndeshjes finale të Kupës së Botës në Katar. Më herët, CNN raportoi se federata botërore e futbollit FIFA i ka refuzuar Zelenskit të lëshojë apelin e tij për paqe. Në video-mesazhin, Zelenski propozon të organizohet një takim botëror në dimër për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Stadiumet dhe tribunat boshatisen pas ndeshjes. Dhe pas luftës, qytetet mbeten bosh. Për këtë arsye, luftërat duhet të dështojnë, dhe paqja duhet të jetë kampione”, thuhet në fund të fjalimit.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin do të bëjë një njoftim në javën e re, sipas mediave shtetërore ruse. "Ne presim deklarata të rëndësishme," tha Pavel Zarubin, drejtuesi i emisionit "Moska. Kremlini. Putini" në eterin e televizionit shtetëror. Pritet që njoftimi të pasojë vizitën e Putinit në Bjellorusi më 19 dhjetor dhe takimin vjetor të zgjeruar të kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të kryesohet nga Putin.Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..