Natën e së hënës, Rusia lëshoi 35 dronë të prodhuar nga Irani nga brigjet e detit Azov. Mbrojtja ukrainase rrëzoi 30 prej tyre, 9 - të neutralizuar mbi Kiev. Gjatë gjithë natës, raketa dhe topa rusë bombardonin rajonin e Dniepropetrovskut, raportoi UNIAN.
Zyra e presidentit ukrainas publikoi video-fjalimin e Volodimir Zelenskit, i cili duhej të transmetohej, para ndeshjes finale të Kupës së Botës në Katar. Më herët, CNN raportoi se federata botërore e futbollit FIFA i ka refuzuar Zelenskit të lëshojë apelin e tij për paqe. Në video-mesazhin, Zelenski propozon të organizohet një takim botëror në dimër për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. “Stadiumet dhe tribunat boshatisen pas ndeshjes. Dhe pas luftës, qytetet mbeten bosh. Për këtë arsye, luftërat duhet të dështojnë, dhe paqja duhet të jetë kampione”, thuhet në fund të fjalimit.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin do të bëjë një njoftim në javën e re, sipas mediave shtetërore ruse. "Ne presim deklarata të rëndësishme," tha Pavel Zarubin, drejtuesi i emisionit "Moska. Kremlini. Putini" në eterin e televizionit shtetëror. Pritet që njoftimi të pasojë vizitën e Putinit në Bjellorusi më 19 dhjetor dhe takimin vjetor të zgjeruar të kolegjiumit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili do të kryesohet nga Putin.Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..