Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë pas Vitit të Ri. “Mandatin e dytë do ta dorëzoj së shpejti, nuk do të humbim kohë, por jo para Vitit të Ri”, tha kreu i shtetit në Sinagogën e Sofjes, ku mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së qiririt të parë të festës hebraike të Hanuka.
Nuk shoh dëshirë për një mandat të dytë të suksesshëm, tha për bTV nënpresidentja Ilijana Jotova. "Nuk mund të kuptoj se pse akademiku Nikollaj Denkov, të cilin e respektoj shumë, pranoi të jetë fytyra e këtij mandati të dytë. Nga deklarata e tij në ditët e fundit, po shoh se ai nuk ka entuziazëm dhe ambicie të veçanta, madje ndjej një zhgënjim nga beteja e humbur paraprakisht. Këtë po e lexoj në mesazhet e tij" – tha Nënpresidentja Jotova.
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..