Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët ukrainas janë në fokus të një ekspozite fotografike në BNR

Foto: BNR

Në ndërtesën e Radios Kombëtare Bullgare do të hapet ekspozita fotografike “Biseda për luftën”  në lidhje me 300 ditët nga fillimi i konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës. Pamjet në ekspozitë tregojnë momentet e para të refugjatëve ukrainas në Bullgari. “Me këto pak më shumë se 30 foto, doja të vendos temën e luftës dhe atë që ne të gjithë bëjmë. Çfarë mendojmë për luftën dhe për të ardhmen tonë”, tha për BNR – Radio Sofje iniciatorja e ekspozitës, Joana Terzieva.

Ekspozita “Biseda për luftën”, e cila mund të shihet deri më 29 dhjetor, ​​realizohet me mbështetjen financiare të Byrosë për Çështjet Arsimore dhe Kulturore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Qendrës Ndërkombëtare “Meridian”, Radios Kombëtare Bullgare dhe “Bulfoto”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD
Hristo Grozev

Hristo Grozev shpallet “Gazetari Evropian i Vitit” për zbulimet kundër Rusisë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..

botuar më 25-10-04 8.20.PD