Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2022 - i mirë për biznesin dhe i keq për inflacionin, i cili ka thelluar pabarazitë

Llëçezar Bogdanov: Në vitin 2023, tabloja ekonomike do të mjegullohet

Foto: pixabay

Pas dy vitesh pandemi, е mirëpritëm vitin 2022 me shpresën e një normalizimi të jetës, rritjes së të ardhurave dhe ... paqes shpirtërore. Megjithatë, shpresat tona nuk u justifikuan. Në shkurt, bota u përball me një betejë të re – këtë herë në frontin ushtarak, duke qëndruar në të dy anët e barrikadës së ngritur nga Rusia dhe Ukraina. Ajo tërhoqi zvarrë ekonomitë e vendeve në Evropë dhe më gjerë, dhe njerëzit i shtuan frikës fizike shqetësimet e jetës së pasigurt në sfondin e inflacionit të lartë dhe të ardhurave të ulëta, të cilat nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Edhe pse inflacioni është ulur pak kohët e fundit, shumica e bullgarëve e mirëpresin Vitin e Ri në mënyrë modeste dhe pa arsye për optimizëm.

Po përcjellim 12 muaj të tjerë në të cilët vendi ynë nuk u shkëput nga fundi i renditjes për të ardhurat më të ulëta dhe punonjësit më të varfër në Evropë. Dhe nëse në fillim të vitit 2022 u vendosën dy synime kryesore ekonomike - kontrolli i inflacionit dhe zvogëlimi i pabarazive midis popullsisë, atëherë tashmë në fund të kësaj periudhe ne mund të konfirmojmë se diçka shkoi keq gjatë vitit dhe në vend që të përmirësonim gjendjen tonë materiale, ne bullgarët u thirrëm përsëri për të votuar në zgjedhje të tjera parlamentare, të cilat rezultuan të pafrytshme. Edhe sa kohë do të vazhdojë kjo situatë e tillë dhe a ka dritë në fund të tunelit?

Një dozë optimizmi gjejmë në fjalët e ekonomistit Llëçezar Bogdanov:

“2022, me sa kemi të dhëna statistikore, është një vit mjaft i mirë nga pikëpamja ekonomike – theksoi analisti në një intervistë për Radio Bullgarinë. “Ne jo vetëm që u rikuperuam nga pandemia dhe problemet që ajo shkaktoi në botë dhe në ekonominë bullgare, por kemi një rritje ekonomike mjaft të mirë, papunësia është në një nivel rekord të ulët dhe rritja e të ardhurave në sektorin privat është e dukshme. Ne kemi shënuar rekorde historike të prodhimit industrial dhe eksporteve. Turizmi është rikuperuar që nga pandemia dhe në fakt kemi pasur një vit shumë të fortë. Në shërbimet digjitale, kompanitë raportojnë rezultate shumë të mira edhe këtë vit. Gjë negative është kriza që lidhet me çmimet e energjisë. Duke hapur një kllapë se nuk kemi as krizë energjetike në kuptimin e problemeve të furnizimit apo mungesës së energjisë elektrike. Ne nuk kemi problem as me gazin natyror, pavarësisht ndërprerjes së furnizimeve nga Rusia. Nuk ka pasur ndërprerje furnizimesh për gjërat e përditshmërisë, si dhe për sistemet e ngrohjes dhe bizneset - problem mbetet vetëm çmimi. Dhe arrijmë te ndryshimi i madh - inflacioni i lartë ose rritja e çmimeve të konsumit që e bën tablonë të ndryshme nga dekada e mëparshme. Me fjalë të tjera, ekonomia po funksionon, kompanitë po ecin mirë, tregu i punës po performon mirë, por kemi një rritje të qartë të çmimeve të konsumit dhe rrjedhimisht kjo dominon në analizën e një viti më parë.”

Llëçezar Bogdanov

Në prag të vitit 2023, ekonomisti sheh arsye për shqetësim nga pikëpamja e proceseve ekonomike globale që së shpejti do të arrijnë në Bullgari:

“Bullgaria është një ekonomi shumë e hapur, kështu që rimëkëmbja e ekonomive të mëdha të fuqishme pothuajse drejtpërdrejt përkthehet në kushte më të mira dhe më shumë kërkesë për produktet dhe për prodhuesit bullgarë dhe destinacionet tona turistike. Kjo ishte deri në vitin 2022, por tabloja është paksa e turbullt për vitin e ardhshëm - inflacioni, reagimi i bankave qendrore dhe shtrëngimi shumë i politikës monetare me norma më të larta interesi dhe akses më të vështirë për kredi, padyshim që do të ndikojnë në dinamikën ekonomike. Çdo gjë që varet nga shuma e interesit do të ndikohet. Duhet të përgatitemi për një tablo të tillë, e cila do të çojë në kontrollin e inflacionit, por edhe në tkurrjen e aktivitetit të disa sipërmarrjeve mbase dhe në uljen e numrit të punëtorëve.

Një tjetër temë e rëndësishme që shqetëson ekonomistët dhe analistët në këtë kohë të trazuar është gatishmëria e Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë, e shpallur si synim për fillimin e vitit 2024: “Tashmë kemi një histori 20-vjeçare të synimeve të para për t'iu bashkuar një ditë, madje që me vetë miratimin e bordit të valutor në Bullgari” - vë në dukje Petër Ganev, studiues i lartë në Institutin për Ekonominë e Tregut:

Petër Ganev

“Hapat konkretë që kemi kaluar në 4-5 vitet e fundit janë: letra me qëllimet, angazhimet për të përmbushur për të hyrë në mekanizmin valutor, hyrja në dhomën e pritjes, dy vjet qëndrimi brenda, më pas kishim një datë të caktuar për vitin 2024. – është një proces i gjatë që ndjek logjikën e vet. Që këtu e tutje, pyetja para nesh është nëse do të jemi në gjendje të ndërmarrim hapat e nevojshëm. Hyrja në Eurozonë, apo qëndrimi jashtë saj, nuk është diçka që automatikisht e kthen ekonominë tonë në një fazë pozitive apo negative. Prosperiteti ynë varet nga politikat që ne adoptojmë – politika fiskale, ndryshimet në tregun e punës, transformimi i ekonomisë drejt vlerës së shtuar më të lartë. Fakt është se ka disa elementë në të që mund të përshpejtojnë këto procese. Le të themi - një rritje në vlerësimin e kredisë, mesazhe të mira për botën e jashtme, një mundësi potenciale për të tërhequr investitorë dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, një dozë më e madhe sigurie.”

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: pixabay, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD