Anija e parë kërkimore shkencore ushtarake bullgare do të lundrojë nga Varna në Antarktidë më 27 dhjetor Ditën e Shën Stefanit - tha në një konferencë shtypi, kreu i ekspeditës së 31-të në Kontinentin e Akullit, prof. Hristo Pimpirev. Ai theksoi se me këtë lundrim Bullgaria do t’i tregojë botës se është një komb detar. Deri më tani, një anije kërkimore ushtarake bullgare nuk e ka kaluar Gjibraltarin.
Komandanti i anijes “Shenjtor Kirill dhe Metodij”është kapiteni i rangut të dytë Nikollaj Danaillov. Ai tha se ekuipazhi përbëhet nga 26 persona, duke përfshirë tre kadetë nga Akademia Detare.
Mbi 50 tonë ngarkesë do të transportohen në ishullin Livingston. Lundrimi për në bazën bullgare në ishull dhe kthimi do të zgjasë 4 muaj.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..