“Lavdi Zotit në qiell, paqe në tokë, mirësi mes njerëzve”. Për më shumë se 2000 vjet, këto fjalë lavdëruese engjëllore tingëllojnë në të gjitha kishat e krishtera për të mburrur Lindjen e Krishtit si një festë shprese dhe besimi në fuqinë gjithëpushtetëse të dashurisë dhe mirësisë. Dhe këtë vit, më shumë se kurrë, të gjithë besimtarët luten thellë në zemrat e tyre për paqen tokësore dhe mirëkuptimin mes njerëzve.
Si çdo vit, Festa e Ndritshme na kujton se Biri i Zotit erdhi mes nesh për të na nxjerrë nga rrethi vicioz i armiqësisë dhe për të na mësuar dashurinë e vërtetë, e cila as nuk kërkon dhe as nuk pret asgjë në këmbim. Ai na jep shembullin e Tij duke e ofruar Veten si flijim për shpëtimin tonë. Prandaj kreshma që i paraprin Festës së Shenjtë është e gëzueshme, por edhe e përulur në pritje të Dritës që lind në shpirtin e çdo besimtari.
“Si çdo periudhë që po hyjmë, edhe tani kisha na përgatit me kreshmë për të pritur Krishtin që po lind - vëren At Ljubomir Stojanov, kreu i tempullit metropolitan “Lartësimi i Kryqit të Nderuar”. - Është e rëndësishme të mos harrojmë se kreshma është një vepër shpirtërore, prandaj Kisha na këshillon të pranojmë Krishtlindjet jo me ndonjë madhështi, por me modesti - që i ka hije lindjes së Tij në një stallë dhe jo si lind një mbret. Kështu edhe ne e përjetojmë Natën e Buzmit me ushqim pa mish dhe lutje, në pritje të Festës së Shenjtë.”
Në orët para të festës, Kisha kujton fjalët e profetit Isaja, i cili thekson shpëtimin që do të vijë nëpërmjet Mesisë: “Dhe ata do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: “Zoti me ne”. Ai do të sundojë me drejtësi, do të sjellë paqe dhe do të jetë dritë për të gjitha kombet. Janë këto fjalë që mbushin me shpresë besimtarët që përgatiten shpirtërisht për festën, në mëngjesin e Lindjes së Krishtit:
“Të përgatitur, së pari të shkojmë në kishë, të kërkojmë priftin për rrëfim, të marrim kungimin me Sakrementin e Shenjtë - këshillon At Ljubomir. - Kështu do ta prisnim festën në mënyrën më të përshtatshme, si të krishterë ortodoksë. Pjesa tjetër, që është pjesa materiale, secili mund të vendosë se çfarë është më e përshtatshme. Kjo festë nuk thekson anën e jashtme, por shpirtëroren. Sigurisht, në pritjen e të ftuarve për festën, ekziston një rrezik i caktuar për të zhvendosur thelbin e kremtimit.”
Dhe ai është në shpirt ku lind dashuria. Dashuria e vërtetë nuk shprehet vetëm në kujdesin dhe dashurinë për më të afërmit, por në faljen e atyre që na urrejnë dhe na ofendojnë, për t’u dhënë atyre një dorë dhe për t’u treguar thelbin e vërtetë të Dashurisë. Të falim – që të na falin, të duam pa pritur të na duan dhe të japim pa kërkuar lavdërime dhe njohje.
Kur mblidhemi me të dashurit tanë në tavolinë - le të mendojmë për të gjithë ata që në këtë moment po vuajnë dhe nuk mund të shijojnë atë që kemi dhe të falënderojmë Zotin për gëzimin që jemi të gjithë së bashku në tryezë:
“Në fakt, çfarëdo që të vendosim në tryezë, është e rëndësishme që të jetë e bekuar nga kryefamiljari, të lexohet një lutje më parë. Çdo gjë tjetër është kotësi. Ne, si të krishterë ortodoksë, që kemi pranuar Pagëzimin e Shenjtë, duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit, përmes kupës së Kishës së Shenjtë, e cila simbolizon barkun, kemi lindur në Krisht. Kjo është arsyeja pse kjo festë është një rast i mirë për të forcuar veten në besim, dhe nëse nuk kemi pasur sukses - ta bëjmë atë. Le të jetë kjo Krishtlindje një rast i mirë që secili të lind përsëri dhe të jetojë me dinjitet si ndjekës i vërtetë i Krishtit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..