“Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë së bashku në luftën kundër Rusisë”, tha Volodimir Zelenski para Kongresit Amerikan gjatë vizitës së tij të parë të huaj që nga fillimi i luftës. Më herët, ai u takua me Joe Biden, i cili e siguroi atë se populli amerikan është me popullin ukrainas në çdo hap të rrugës dhe do të vazhdojë të jetë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Ajo që po bëni dhe çfarë keni arritur është e rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën”, theksoi presidenti amerikan. Ai shtoi se kurrë nuk e ka parë NATO-n dhe Bashkimin Evropian më të bashkuar se sa për Ukrainën dhe i bëri thirrje botës që ta mbështesë vendin edhe në vitin 2023.
Në fjalimin e tij Volodimir Zelenski tha gjithashtu se miliarda dollarët që SHBA po i ofron Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus nuk janë bamirësi, por një investim në sigurinë dhe demokracinë globale. Ai u prit me duartrokitje të forta dhe tre anëtarë të Kongresit ngritën një flamur të madh ukrainas.
Që nga fillimi i pushtimit rus, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 50 miliardë dollarë për Ukrainën. Kongresi pritet të miratojë 44.9 miliardë dollarë të tjera ndihmë këtë javë.
Në një takim të krerëve të lartë të mbrojtjes ruse, presidenti rus Vladimir Putin premtoi të mbështesë planin për të rritur numrin e forcave të armatosura me më shumë se 30%, raportoi Reuters. "Moska duhet të nxjerrë një mësim dhe të rregullojë problemet me të cilat u përball në Ukrainë," theksoi ai. Putin tha gjithashtu se Rusia do të përmirësojë edhe gatishmërinë luftarake të "treshes sonë bërthamore". Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi që forcat e armatosura të vendit të forcohen nga 1.15 milion ushtarakë në 1.5 milion.
Ish-zëvendëskryeministri rus Dmitri Rogozin dhe kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Doneckut, Vitali Hocenko, u plagosën në granatimet nga forcat ukrainase kundër qytetit të Doneckut dhe një person u vra, njoftuan TASS dhe Reuters. Aktualisht, Rogozin drejton një grup këshilltarësh ushtarakë të quajtur "Ujqërit e Mbretit".Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave..