Një program kornizë për prodhimet tradicionale lokale dhe rajonale do të prezantohet sot nga zëvendësministri i Bujqësisë Georgi Sëbev. Prodhuesit dhe kujdestarët e produkteve tradicionale do të marrin pjesë në aktivitet. Qëllimi i programit, i cili zgjat deri në vitin 2032, është të mbështesë aktivitetet e fermave të vogla familjare që mbajnë receta unike për produktet tradicionale karakteristike për vendin tonë. Do të promovohet dhe mbështetet prodhimi dhe blerja e produkteve tradicionale vendase dhe rajonale, të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e mjeteve të jetesës në vendbanimet e vogla.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..