Një ditë para Krishtlindjeve, njerëzit në nevojë morën pako bujare me produkte ushqimore nga këngëtarët, nismëtarë të fushatës “Ji Njeri”. Në këtë fushatë morën pjesë dhjetëra donatorë, të cilët arritën të lumturojnë mbi 50 persona, që jetojnë vetëm, dhe familje të varfra në Bansko. Një prej bamirësve ka siguruar kondicionerë për një familje të moshuar dhe do të paguajë faturat e energjisë elektrike gjatë gjithë dimrit.
Në Pleven, studentët organizuan një pazar bamirësie tre-ditore me suvenirë të punuar me dorë nga njerëzit në qendrat sociale. Fondet e grumbulluara do të mbështesin institucionet sociale.
Kolendarët nga fshati Elenovo i Nova Zagorës vendosën që mjetet e mbledhura nga këndimi i këngëve nëpër shtëpi t'i dhurojnë nismës "Krishtlindjet Bullgare" ose ndonjë kauze tjetër të mirë.
Falë fushatës komunale "Dhurata nga zemra" në Burgas, mbi 500 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe të pafavorizuara morën dhurata për Krishtlindje. Në edicionin e njëmbëdhjetë të fushatës, këtë vit, morën pjesë më shumë se 100 donatorë, ndërsa dhuratat u zgjodhën sipas listës së përgatitur nga fëmijët.
Në Dobriç, 120 të moshuar, familje jashtëzakonisht të varfra dhe persona me aftësi të kufizuara morën donacione, falë iniciativës së Klubit të Valleve Popullore “Korrësit” dhe Fondacionit “Zemra e Mëshirshme”. Në grumbullimin e produkteve ushqimore, të cilat arritën një ton, morën pjesë edhe tre shkolla të qytetit, si dhe qindra vullnetarë, të cilët morën pjesë edhe në shpërndarjen e pakove. Fushata “Buka e përbashkët” organizohet për të katërtin vit radhazi, ku sasia e produkteve ushqimore të grumbulluara dhe numri i pjesëmarrësve po rritet vazhdimisht.Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë –..
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e..