Duke vënë në dukje se po përfundon një vit i vështirë, politikanët bullgarë shprehën shpresën para BNR-së se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Gazetarja Maria Filema tregon se cilat janë shpresat e tyre.
“Kaskada e zgjedhjeve duhet të ndalet”, është i bindur Daniell Mitov nga GERB.
“Këto janë dhembjet e lindjes së një demokracie më të pastër dhe më produktive për të gjithë ne”, shpjegoi Daniell Lorer nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Receta për zgjidhjen e problemeve nga Hristo Ivanov nga “Bullgaria demokratike” është që: “Sa më shpejt të përvetësojmë mësimet tona dhe të kuptojmë se nuk do të bëhet më e lehtë, aq më shpejt do të jemi në gjendje t’i zgjidhim detyrat kombëtare”.
“Shpresoj që në vitin e ri 2023 të mund ta vendosim qeverisjen e Bullgarisë në binare krejtësisht të reja në përputhje me interesin kombëtar bullgar në radhë të parë”, janë shpresat e liderit të “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.
“Ndoshta një stabilitet politik më serioz që do të çonte në stabilitet ekonomik dhe rritje të të ardhurave të njerëzve”, është dëshirat e Georgi Gjokovit nga BSP.
Halil Letifov nga DPS shprehu shpresën se “krizat do të zgjidhen një nga një”.
“Ka shpresë. Çështja më e rëndësishme është nëse do të ketë urtësi dhe arsye për qëndrim prej burrështetasi”, përfundoi Aleksandër Nikollov nga “Ngritja bullgare”.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..