Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit po përcjell një vit të mbushur me sfida të një natyre të llojllojshme. Institucioni vazhdon të mbështesë dhe të organizojë nismat e tij tradicionale që synojnë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit. Konkurset e esesë dhe vizatimit me temën “Bullgaria”, “Spartakiada” dhe “Folkloriada”, të orientuara për brezin më të ri të bullgarëve në botë - fëmijët, vazhdojnë të gëzojnë interes të madh nga bullgarët e talentuar në të gjitha anët e botës.
Drejtoresha ekzekutive Rajna Manxhukova siguroi se do të vijnë edhe të reja, qëllimi i të cilave është formimi dhe thellimi i dialogut me të rriturit, të cilët së shpejti do të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse do të kthehen në vendin tonë apo do të qëndrojnë jashtë vendit. Dhe çmimet dhe certifikatat e dorëzuara nga Agjencia, bashkatdhetarët tanë jashtë vendit i presin me emocion të veçantë, si mirënjohje nga Atdheu për aktivitetet apo arritjet e tyre.
Në një konferencë të posaçme për shtyp kushtuar punës së Agjencisë për Bullgarët jashtë Shtetit, drejtoresha e saj Rajna Manxhukova theksoi nevojën për t’iu qasur punës me bullgarët në Ukrainë me shumë kujdes.
“Isha dëshmitare e kritikave të qytetarëve në rrjetet sociale se Agjencia nuk bën asgjë, por e vërteta është se jo të gjitha gjërat që bëjmë në këtë drejtim mund dhe duhet të bëhen publike. Mendoj se është më e rëndësishme që bashkatdhetarët tanë në Ukrainë të dinë se ne po bëjmë diçka për ta. Ne mbajmë kontakte me organizata, individë të veçantë, me këdo që na është drejtuar me një kërkesë për ndihmë specifike. Ne gjejmë një mënyrë për të ndihmuar.”
Situata me bullgarët tavrianë, të cilët janë nën pushtimin rus në Ukrainë, është komplekse. Shkollat e së dielës në rajonin Zaporozhie janë aktualisht të mbyllura, është e ndaluar të mësohet gjuha bullgare, theksoi Manxhukova: “Megjithatë, ne kemi kontakte me ta dhe jemi të gatshëm në çdo moment, kur kjo të jetë e mundur, të rifillojmë punën me ta. Shumë janë donatorët e programeve të financimit të shkollave dhe në momentin kur kjo do të jetë e mundur, aktivitetet do të rivendosen”, shtoi ajo. Shkollat bullgare të së dielës në pjesët e lira të Ukrainës funksionojnë ballë për ballë ose në internet, në varësi të faktit nëse ato kanë strehimore për bomba dhe aftësinë për të evakuuar shpejt dhe në mënyrë të sigurt nëse është e nevojshme.
Shndërrimin e Agjencisë nga shtetërore në ekzekutive dhe kalimin në vartësi të Ministrit të Punëve të Jashtme, Manxhukova e vlerëson si një hap në drejtimin e duhur, që lehtëson ndjeshëm punën me komunitetet bullgare jashtë vendit.
“Deri më tani, njerëzit merreshin kryesisht për vërtetimin e origjinës bullgare dhe komunikimi me bashkësitë dhe organizatat tona në mbarë botën, me gjithë diversitetin e tyre, nuk ishte i njohur për ta - thekson Manxhukova. - Filluam të rivendosnim kontaktet me ta, por edhe t’i studionim përsëri, pasi ata, si çdo gjë tjetër, zhvillohen dhe ndryshojnë sipas rregullave të tyre. Secili prej komuniteteve tona në mbarë botën ka nevojë për një qasje specifike ndaj tij, për përcaktimin e prioriteteve specifike në punën me ta. Retorika e “nënës – njerkës”, “e kemi borxh dhe ata na kanë borxh” është e vjetërsuar. Ashtu siç ne kemi nevojë për bullgarët në mbarë botën, ashtu edhe ata kanë nevojë për ne.”
Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të mbajmë të gjalla marrëdhëniet mes komuniteteve tona dhe Agjencisë - vetëm duke i njohur problemet e tyre, ajo mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje në nivel të institucioneve shtetërore dhe pushtetit legjislativ në vendin tonë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Facebook/ Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit, arkiv
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..