51% e bullgarëve besojnë se përgjegjësinë politike për dështimin e parlamentit për të votuar për një kabinet të rregullt do ta kenë të gjitha forcat politike, përfshirë presidentin. 14% besojnë se përgjegjësia do të jetë e GERB-it, dhe 6% e "Po e vazhdojmë ndryshimin". Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të ri të Market Links të porositur nga bTV. Sipas sociologut Dobromir Zhivkov, të gjitha pritjet e shoqërisë janë të lidhura me atë nëse do të ketë një kabinet të rregullt. “Rreth 10% besojnë se vendi po zhvillohet në drejtim pozitiv, ndërsa afro 85% besojnë se vendi po shkon në drejtim negativ” - thotë Zhivkov.
Besimi në parlament shënoi një nivel të ulët historik pas një viti kalendarik në të cilin ishin aktive dy Legjislaturat e Kuvendit Popullor, ajo e 47-ta dhe e 48-ta, thuhet në një raport të Institutit për Zhvillimin e Mjedisit Publik. Vetëm 7 për qind e bullgarëve kanë besim në Kuvendin Popullor si institucion, sipas sondazheve.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..