Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat janë të pakënaqura me rritjen e pagës minimale

Pllamen Dimitrov
Foto: BGNES

Dy sindikatat kryesore janë të pakënaqura me rritjen e pagës minimale për vitin 2023 nga 362 në 398 euro.

Kryetari i Konfederatës së sindikatave të Pavarura /KNSB/ Pllamen Dimitrov tha për bTV se rritja është një hap në drejtimin e duhur, por jo i mjaftueshëm në krahasim me inflacionin.

Për “Nova TV”, këshilltarja ekonomike e “Podkrepa”, Vanja Grigorova, kërkoi rritje të re pas muajve të parë të 2023.

Sipas Vasill Velev, president i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, rritja mbulon inflacionin dhe paga minimale tani është pak mbi 50% të mesatares në vend. Ai theksoi se në BE, Bullgaria ka rritjen më të lartë mesatare të pagave për tremujorin e fundit të vitit me 16%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD