Pak minuta para fundit të vitit 2022, një vit plot kriza dhe sfida, presidenti Rumen Radev theksoi se “pikërisht në momentet e sprovave, kur ishte në rrezik jeta njerëzore dhe ndërgjegjja jonë, shoqëria tregoi ndjeshmëri dhe forcë shpirtërore, pjekuri dhe unitet për të rikthyer besimin se Bullgaria do të mbijetojë”.
Sipas Radev, “nuk ka synime të paarritshme atje, ku energjia e qytetarëve është përqendruar jo në shpëtimin e individit të veçantë, por në ngritjen e mbarë kombit, ku të gjithë mund të krenohen që janë pjesë e suksesit të përbashkët”, theksoi presidenti dhe falënderoi të gjithë ata që gjatë vitit të kaluar luftonin për një Bullgari më të mirë.
Presidenti Radev shprehu shpresën se në Vitin e Ri prioritetet e Kuvendit Popullor të Bullgarisë do të përkojnë me ato të qytetarëve dhe se partitë politike do të marrin përgjegjësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të Bullgarisë. Kreu i shtetit uroi që Viti i Ri 2023 të na sjellë paqe, ta presim me besim në vetvete dhe shpresë për të ardhmen, për ta kapërcyer apatinë dhe përçarjen, sepse vetëm të bashkuar me forcën dhe talentin e të gjithë kombit, ne mund të ndërtojmë atë Bullgari ku fëmijët tanë mund të qëndrojnë dhe të jenë krenarë.
Le t'u urojmë një vit të suksesshëm bashkatdhetarëve tanë në të gjitha anët e botës. Le të kalojë Viti i Ri pragun e shtëpive tona me shëndet, dashuri dhe begati”, përfundoi kreu i shtetit.Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..