Në një ceremoni të shkurtërPresidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar më të madh në parlamentin e 48-të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
“Ne po e propozojmë akademikun Nikollaj Denkov për kandidat për kryeministër”, tha kryetari i grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Andrej Gjurov.
Besoj se do ta shfrytëzoni kohën për të kërkuar mbështetjen e nevojshme nga forcat e tjera politike dhe do të ktheheni me një mandat të plotësuar, tha Radev.
“Po e pranoj këtë mandat të dytë me vetëdijen e qartë se detyra është jashtëzakonisht e vështirë”, u përgjigj kandidati për kryeministër. “Shumë njerëz madje thonë se është e pamundur. Por ne jemi të bindur se duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të formuar një qeveri. Shumë probleme janë grumbulluar, shumë reforma janë vonuar dhe ne kemi nevojë për një qeveri që do t'i bashkojë njerëzit dhe do t'i zgjidhë problemet e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne kemi ndryshuar qasjen në përgatitjen dhe zbatimin e këtij mandati. Ne i kemi shfrytëzuar festat për të përcaktuar 4 synime kombëtare që besojmë se i bashkojnë njerëzit dhe formacionet politike dhe për të bërë një listë aktivitetesh që, nëse kryhen në vitin 2023, do të na afrojnë me përmbushjen e këtyre synimeve kombëtare dhe do të rivendosin besimin e njerëzve në politikanë. Në diskutimin e këtyre qëllimeve dhe zbatimin e tyre u përfshinë 3 formacione - "Bullgaria Demokratike", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ngritja Bullgare", tha Denkov.Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..