Dy topa anijesh hekuri dhe dhjetëra municione të vjetra mbi 200 vjeçare u nxorën në ditët e fundit të vitit 2022 nga fundi i Detit të Zi Verior Bullgar nga një ekip i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore, i drejtuar nga drejtori Dr. Najden Prahov.
Sipas analizave fillestare, topat datojnë nga fundi i shekullit të 18-të - fillimi i shekullit të 19-të. Ata kanë qenë pjesë e armatimit të një anijeje që është mbytur në rrethana të panjohura në veri të Kepit Kaliakra.
Për arsye sigurie, vendndodhja e saktë e objekteve po mbahet sekret. Në vitin 2023, armët dhe pjesët e tjera të inventarit të anijes do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar.Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..