Dy topa anijesh hekuri dhe dhjetëra municione të vjetra mbi 200 vjeçare u nxorën në ditët e fundit të vitit 2022 nga fundi i Detit të Zi Verior Bullgar nga një ekip i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore, i drejtuar nga drejtori Dr. Najden Prahov.
Sipas analizave fillestare, topat datojnë nga fundi i shekullit të 18-të - fillimi i shekullit të 19-të. Ata kanë qenë pjesë e armatimit të një anijeje që është mbytur në rrethana të panjohura në veri të Kepit Kaliakra.
Për arsye sigurie, vendndodhja e saktë e objekteve po mbahet sekret. Në vitin 2023, armët dhe pjesët e tjera të inventarit të anijes do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar.Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..