Viti 2022 doli të jetë një vit produktiv për Boris Iliev - në ditët e fundit artisti i ri prezantoi këngën e tij të re "Të mos të dua". Ky është projekti i tretë i autorit i Borisit brenda një viti.
Muzika dhe aranzhimi janë të Petër Rangellovit, i njohur nga projekte të tjera të artistëve të njohur bullgarë, ndërsa tekstin e ka shkruar Petëri së bashku me Allbena Cvetkovën. Autorët punojnë së bashku për herë të parë, por Borisit i pëlqeu aq shumë ideja e tyre, saqë emocionin muzikor e zhvilloi në stilin e përsosur pop.
Në videon e "Të mos të dua" në skenë pranë Borisit janë autori i muzikës, i cili luan edhe në kitarë, Aleks Llazarov – luan në bateri dhe Ivo Dukov - në piano. Regjisori i xhirimeve është Stanisllav Terziev.
Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..
Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” , Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..
Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..