Po e kthej dosjen me mandat të paplotësuar për formimin e qeverisë, këtë ia tha presidentit Rumen Radev akademiku Nikollaj Denkov, kandidat për kryeministër nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pasi ditën e premte Parlamenti nuk e pranoi deklaratën e tyre për qeverisjen e vendit. "Jam i sigurt se kjo përpjekje ia ka vlejtur - debatet, diskutimi në cilin drejtim të zhvillohet Bullgaria nuk është një aktivitet akademik, është një çështje për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Denkov.
“Bashkëmendimtarët dhe partnerët tuaj të koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” deklaruan se mënyra e vetme për të formuar një qeveri me mandatin e tretë është nëse arrihet një marrëveshje mes jush dhe GERB-it, ndaj ju kërkoj ta diskutoni këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme” - u përgjigj Rumen Radev.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov tashmë ka deklaruar dëshirën e tyre për marrjen e mandatit të tretë. Më 9 janar në Plovdiv, Ivanov shpjegoi se kushdo që merr mandatin e tretë për formimin e qeverisë, do të duhet të ndjekë formulën e përdorur në negociatat për dy mandatet e para - të mos flasim për koalicion qeverisës, por për qëllime qeverisëse. Ai sqaroi se ata do të mbështesin një qeveri vetëm me angazhime të qarta për reforma kushtetuese të prokurorisë, luftimin e korrupsionit dhe kufizimin e ndikimit rus në vend.Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje liturgjike, një simbol i autoritetit shpirtëror dhe episkopal, raportoi zyra e shtypit e Presidentit. Në..
Të shtunën , mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Jugore do të ketë vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra dhe të konsiderueshme. Proceset në rajonet lindore do të jenë më pak intensive. Temperaturat maksimale do të jenë kryesisht..
Influencuesja virtuale bullgare Ahinora bëri debutimin e saj në Parlamentin Evropian duke përshëndetur eurodeputetët. Ahinora është imazhi i parë bullgar, dhe tani një influencuese, e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, njoftoi shërbimi për..
Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..