"Bullgaria Demokratike" është e gatshme të marrë përgjegjësinë dhe të emërojë një qeveri për të zgjidhur 5 detyra kombëtare. Ajo do të jetë teknike dhe nuk do të zgjidhë përçarjet politike, por do të vendosë në vend të parë interesin kombëtar, njoftoi për bTV, bashkëkryetari i koalicionit Hristo Ivanov.
Detyrat kombëtare do të përmbushin ëndrrën për një Bullgari evropiane: hyrja në Shengen dhe eurozonë, zbatimi i reformës në drejtësi, zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe modernizimi i ushtrisë. Qeveria teknike me mandatin e tretë do të përbëhet prej njerëzish të cilëve mund t'u besohet politikisht dhe të cilët mund ta kryejnë punën, sepse shkuarja në zgjedhje të parakohshme vë në dyshim zgjidhjen e pesë detyrave në fjalë, tha Ivanov.
Me të hyrë në ndërtesën e Kuvendit, Stanisllav Ballabanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) theksoi se vendimi i tyre për të mos e përkrahur GERB-in në mandatin e parë dhe një mandat të dytë të mundshëm të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS),..
Nga data 20 deri më 23 qershor, në Parkun Verior të Sofjes mbahet një festival parku, transmeton BTA. Përveç muzikës nga artistë të njohur bullgarë, do të ketë edhe një pazar arti, ku artistët do të prezantojnë vepra arti të punuara me dorë. E ftuar në..
Të enjten do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Do të mbetet i nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje - rreth 34°. Në male do të mbajë mot me diell, pas mesditës me..
Kryetar i Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor u zgjodh Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB. “Pro” votuan 131 deputetë, “kundër” – 66 deputetë,..
Pas një mbledhjeje të gjatë disa orëshe, Sinodi i Shenjtë zgjodhi tre mitropolitët mes të cilëve duhet të zgjidhej patriku i ri bullgar. Këta janë..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, në shumicën e zonave - pothuajse i qetë. Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i..