"Bullgaria Demokratike" është e gatshme të marrë përgjegjësinë dhe të emërojë një qeveri për të zgjidhur 5 detyra kombëtare. Ajo do të jetë teknike dhe nuk do të zgjidhë përçarjet politike, por do të vendosë në vend të parë interesin kombëtar, njoftoi për bTV, bashkëkryetari i koalicionit Hristo Ivanov.
Detyrat kombëtare do të përmbushin ëndrrën për një Bullgari evropiane: hyrja në Shengen dhe eurozonë, zbatimi i reformës në drejtësi, zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe modernizimi i ushtrisë. Qeveria teknike me mandatin e tretë do të përbëhet prej njerëzish të cilëve mund t'u besohet politikisht dhe të cilët mund ta kryejnë punën, sepse shkuarja në zgjedhje të parakohshme vë në dyshim zgjidhjen e pesë detyrave në fjalë, tha Ivanov.
Partia “Vëzrazhdane” do të insistojë në konsultimet me presidentin Rumen Radev të martën më 25 qershor për të marrë mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Sipas partisë, këtë qeveri mund ta formojnë të gjitha formacionet politike të përfaqësuara..
Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës GERB-SDS, që fitoi zgjedhjet. Në fillim të takimit me forcën e parë politike ai veçoi dy pyetje -..
Në Ditën e Enjos , kur sipas traditës, barishtet e mbledhura në lindjen e diellit kanë fuqinë më të madhe shëruese, bashkia e qytetit Kulla dhe Vatra e Kulturës “Prosveta 1882” ftojnë në festën e kuzhinës “Të ushqyerit e kaçakëve”. “Për herë..
Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje..
Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata dhe breshër. Në pjesën lindore do të mbajë..