Automjetet luftarake amerikane për Ukrainën tashmë po shkarkohen në portin grek të Aleksandupolis, njofton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva, duke iu referuar mediave lokale.Në port, 50 automjete transferohen nga anijet në kamionë, të cilët do t’i transportojnë në Ukrainë. Rruga e platformave me pajisjet në tokë kalon përmes Bullgarisë.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha tashmë se ushtria ukrainase ka nevojë pikërisht për këtë lloj pajisjeje luftarake. Mjetet e blinduara “Bradley” kanë një ekuipazh prej 3 personash dhe mund të transportojnë deri në 7 ushtarë dhe janë të pajisura me raketa antitank, prandaj quhen “vrasës tankesh”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..