Incidenca e gripit në disa rajone të Bullgarisë po rritet me shpejtësi. Sot nga selia rajonale në Burgas u shpall epidemi, nesër kjo pritet për Pazarxhikun. Të dhënat e sëmundshmërisë po rriten në Varna, Loveç, Shumen. Të dhënat për Sofjen janë aktualisht relativisht të ulëta. Brenda dy javësh, gripi do të përfshijë të gjitha rajonet. Këtë e tha në një konferencë, kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Gripi vjen një ose dy javë më herët se vitet e mëparshme. Ka një qarkullim paralel të llojeve “Viktoria” dhe “Darvin”.
Masat anti-epidemike merren në lidhje me institucionet mjekësore, shtyhen imunizimet, ndalohen vizitat në spitale, kufizohen ngjarjet me karakter publik ku mblidhen shumë njerëz.
Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë JETRO. Radev prezantoi mundësitë e mira biznesi që Bullgaria u ofron..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite, por vetëm në disa vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, është i..
Nga e marta, 20 maj, lëvizja e transportit publik në Sofje do të rikthehet. Kjo u njoftua për gazetarët nga Todor Kapitanov, nënkryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Sot, në një takim midis kryeministrit Rosen..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i..
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë..