Viti 2022 na solli një rol të ri të një muzikanti të njohur. Pas një karriere të gjatë të suksesshme si drejtues i një sërë projektesh muzikore në Bullgari dhe Angli, multi-instrumentisti i gjithanshëm Grisha Georgiev filloi një aventurë solo.
Prania e tij e ndritshme qëndroi po aq mirë si në grupin alternativ Matakka/Portokall ashtu edhe në dyshen eksperimentale Dokle & Greesh me Borjana Dokle. Dhe tani, tashmë si GREESH, realizoi dy këngë solo në më pak se një vit - këngën debutuese të funky groove “Lojë” dhe këngën e re “Gjithçka në duart e mia”.
Ideja për të dyja këngët daton në vitin 2019, kur bota nuk ishte ende në dijeni të sprovave si Covid-19 dhe lufta në Ukrainë. Kjo është ndoshta një nga arsyet e tingëllimit të tyre gazmor, përveç ngarkesës tipike energjetike të çdo muzike që prek GREESH. Këngët janë krejtësisht prej autori - muzikë, tekst dhe aranzhim.

“Gjithçka në duart e mia” është këtu për të na nxjerrë nga rutina dhe trivialitetet e përditshmërisë me tingëllimin e freskët. Ajo u regjistrua në vitin 2022 në Vatrën e Kulturës “Druzhba” në qytetin Harmanli, dhe GREESH gjen sërish një fushë për të shprehur të gjithë talentin e tij, duke incizuar vet bateri, bas, kitarë, sintetizator dhe natyrisht edhe vetë vokalin.
Videoja shumëngjyrëshe e këngës me heroin kryesor GREESH u xhirua në shtator në rrugët e Sofjes.
Si videoja, ashtu edhe kënga na ftojnë të hapim krahët dhe të këndojmë së bashku me GREESH: “Fluturoj, fluturoj, lart mbi qytet...”.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis..