Sofja iu bashkua serisë së qyteteve si Nju Jorku, Londra, Berlini, Hong Kongu etj., në të cilat mbahen festivale kineze të fenerëve, me skulptura të bukura shkëlqyese. Vizitorët në parkun e kryeqytetit "Vëzrazhdane" mund të shohin dhe përjetojnë një ekstravagancë ngjyrash dhe dritash. Mbi 170 instalacione ndriçuese të kafshëve të preferuara, luleve, pemëve, formave futuriste transportojnë të rinj e të mëdhenj në një realitet paralel ku përrallat marrin jetë.
Parku magjik “WinterLand” prezanton traditat e pritjes së Vitit të Ri Kinez, mësojmë nga Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/. Parku pret mysafirët e tij me tigra në mes të xhunglës, delfinë që kërcejnë mbi ujë, një foshnjë elefant në madhësi reale, flamingo rozë, një kopsht me fruta gjigante me ngjyra shumëngjyrëshe dhe personazhet e preferuar të fëmijëve...
Instalimet, duke përdorur drita ekonomike LED, janë krijuar së bashku me projektues dhe inxhinierë ekspertë nga Kina dhe mund të shihen deri në fund të shkurtit nga ora 14:00 deri në 22:00.
Përveç spektaklit origjinal prej dritash, parku "Vëzrazhdane" i Sofjes ka edhe një shesh patinazhi për adhuruesit e patinazhit dimëror. Në park, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit mund të shijojnë kushtet e mrekullueshme për patinazh, si dhe mundësitë për stërvitje fillestare të fëmijëve dhe të fillestarëve në sporte si hokej mbi akull, patinazh artistik e të tjera.
Sheshi i akullit është pjesë e kompleksit multifunksional "Sport Sofia" me një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë dhe një kapacitet deri në 100 përdorues. "Vëzrazhdane" është parku më i ri i kryeqytetit. Ndodhet në lagjen “Zona B-5” dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: WinterLand
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..