Hapja e planifikuar e qendrës së skijimit “Jastrebec” në Borovec, e planifikuar për sot, më 12 janar, është shtyrë për të shtunën, më 14 janar, për shkak të temperaturave josezonale dhe lagështisë së lartë, njoftoi BTA.
Pavarësisht përpjekjeve të qendrës së skijimit për përgatitjen e pistave, instalimi i borës nuk ka mundur të funksionojë me kapacitet të plotë ditët e fundit, gjë që çoi në vonesën dyditore kur hyjnë në fuqi edhe çmimet e pajisjeve të reja.
Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..