Inteligjenca ushtarake bullgare festoi 115 vjet nga themelimi i saj. Festimi filloi me një lutje për shëndet, në prani të kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev, nëpunësve të lartë civilë dhe personelit ushtarak, njoftoi BTA. Gjatë festimit, ministri në detyrë i mbrojtjes Dimitër Stojanov vuri në dukje se inteligjenca jonë ushtarake gëzon besim dhe autoritet të merituar midis strukturave partnere brenda NATO-s dhe BE-së. Sipas Stojanovit, arritjet dhe emrat e inteligjencës ushtarake bullgare mbeten larg vëmendjes së publikut, por si udhëheqja ushtarake dhe shtetërore, ashtu dhe shoqëria, e vlerësojnë shumë vendin e Shërbimit në sistemin e sigurisë kombëtare.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..