Mbi 7000 veta do të marrin pjesë në Festivalin e XIX të Lojërave të Kukerëve "Simitlija - Toka e Lashtë e Kukerëve" këtë fundjavë (14-15 janar) në Simitli. Tradicionalisht çdo vit, të shtunën e dytë të janarit, kukerët nga e gjithë Bullgaria mblidhen në qytetin jugor bullgar për të larguar "shpirtrat e këqij".
Gjatë dy fundjavave plot muzikë dhe ritme, më shumë se 30 grupe kukerësh nga e gjithë Bullgaria do të gëzojnë banorët e qytetit buzë lumit Struma, duke kërcyer me zilet e tyre të mëdha, duke kënduar dhe kërcyer. Babugerë, arinj, zbutës arinjsh, priftërinj, valltarë, persona aktualë nga politika dhe shouja do të bëjnë thirrje për shëndet dhe pjellori, duke rikrijuar zakonet e lashta popullore.
Secili grup do të parakalojë për rreth gjysmë ore, duke paraqitur gjithashtu një zakon të ndryshëm të së ashtuquajturës “survakane”. Çdo vit, numri i pjesëmarrësve rritet dhe festivali është bërë një emblemë e qytetit të Simitli.
Tradicionalisht, interesi për festën është shumë i madh dhe këtë vit, pas heqjes së kufizimeve në lidhje me pandeminë, në “Simitlija - Toka e Lashtë e Kukerëve” do të marrin pjesë edhe grupe nga vendet fqinje, njofton bashkia. Hyrja është falas dhe të gjithë janë të mirëpritur të shijojnë festën “Surva” që mund të shihet dhe ndjehet në Simitli.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..