Si i feston Bullgaria ditët e emrave në dimër - kjo ishte tema e transmetimit të parë të vitit 2023 në radion në internet "Bullgaria ime" në Argjentinën e largët. Radioja së fundmi festoi shtatë vjet nga fillimi i saj. Kjo është e vetmja media e këtij lloji jo vetëm në shtetin latino-amerikan, por edhe në kontinentin e Amerikës së Jugut në përgjithësi, kujton BTA.
"Bullgaria ime" transmeton emisione online në spanjisht. Kjo është e nevojshme, nga njëra anë, për faktin se shumica e diasporës sonë në Argjentinë (rreth 80 000 njerëz) janë pasardhës të emigrantëve bullgarë që nuk flasin bullgarisht, dhe nga ana tjetër - për të arritur dëgjuesit nga e gjithë bota, të cilët flasin spanjisht, pohon kryeredaktorja Aksinia Ivanova.
Sipas saj, radioja në internet "Bullgaria ime" ka arritur të fitojë popullaritet dhe të fitojë një sërë adhuruesish. Veprimtaria e medias lidhet me përhapjen dhe popullarizimin e kulturës bullgare dhe logoja e saj është: Zëri i bullgarëve në Argjentinë!
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...