Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët ndaluan eksportin e naftës dhe produkteve të naftës me origjinë nga Rusia

Foto: BGNES

Kuvendi Popullor ndaloi përfundimisht shitjen e naftës së papërpunuar të transportuar në rrugë detare, si dhe të produkteve të naftës me origjinë ruse, të importuara në vendin tonë mbi bazën e një derogimi të autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Ligji për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese, i miratuar në leximin e dytë, lejon përjashtime vetëm për eksportin e derivateve të naftës për në Ukrainë, nëse ato janë të destinuara për përdorim të brendshëm dhe nuk synojnë shmangien e ndalimeve.

Deputetët vendosën që shkelësit e ligjit do të dënohen me sanksione nga 20 mijë leva (10,2 mijë euro) deri në 50 mijë leva (25,5 mijë euro). Në rast të përsëritjes gjoba do të arrijë në 100 mijë leva (51,1 mijë euro). Ata vendosën gjithashtu që kontrolli të zbatohet nga Agjencia e Doganave dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD
Ministri Grozdan Karaxhov

Tre lokomotiva Siemens Smartron hyjnë në shërbim

Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..

botuar më 25-10-10 5.02.MD